Choose Language:
Pratite nas:
back

Thales e-Security cryptography solutions

30.05.2016

Në 12 maj 2016, INFIGO IS dhe Thales e-Security organizuan një seminar gjysmë-ditor mbi zgjidhjet për kriptografinë dhe mbrojtjen e të dhënave. Seminari prezantoi në tregun shqiptar Thales e-Security, një ndër ofruesit kryesorë globalë të zgjidhjeve për mbrojtjen e të dhënave, si dhe Infigo IS si partner lokal.

Kriptografia po kthehet në një aspekt kritik të mbrojtjes së aseteve më të rëndësishme të kompanisë, në çdo lloj industrie. Shërbimet financiare dhe të pagesave, njëlloj si ushtria dhe industri të ngjashme, janë mbështetur historikisht në zgjidhje të forta kriptografike. Nga ana tjetër, përparimet teknologjike po e bëjnë kriptografinë vazhdimisht e më tërheqëse edhe për industri të tjera si ajo e energjitikës, e telekomunikacionit, shëndeti, institucionet qeveritare, etj. Prandaj është e një rëndësie kritike që zgjidhjet kriptografike të implementohen në mënyrë profesionale dhe duke respektuar standardet e praktikat më të mira.

Infigo, si një kompani e specializuar në sigurinë e informacionit, i ofron klientëve në Shqipëri suport të plotë në implementimin e zgjidhjeve kriptografike si PKI infrastructure, database encryption, document signing, strong authentication, code signing etc.

Profesionistët e sigurisë nga Infigo IS dhanë në këtë seminar një pasqyrë të shkurtër të risqeve dhe të sfidave kryesore në implementimin e zgjidhjeve kriptografike, si dhe të vektorëve të mundshëm të sulmit, ndërsa ekspertët e Thales ofruan një përmbledhje të produkteve kryesore të Thales, si dhe eksperiencën e tyre në industri të ndryshme.

Axhenda e seminarit qe si më poshtë:

9.00 - 9.15 Opening speach
9.15 - 9.45 Crypto challenges for modern business
9.45 - 10.30 Introduction to HSM
10.30 - 11.00 Coffee break
11.00 - 12.00 nShield family overview, practical experiences and case studies
12.00 - 12.30 Open Q&A session
12.30 - 12.45 Closing speech
12.45 - 14.00 Lunch break