Choose Language:
Pratite nas:
back

Infigo meetup Tirana – Infosec and Big Data Analytics

29.05.2017

INFIGO IS, me mbështetjen e Shoqatës Shqiptare të Bankave, ka kënaqësinë t’ju njoftojë për organizimin e konferencës me titull Infigo meetup – Infosec and Big Data Analytics në hotel Rogner, Tiranë, të enjten, 8 qershor 2017.

Jeni të ftuar t’i bashkoheni kësaj konference gjysmë ditore që synon të sjellë trendet më të fundit në fushën e sigurisë së informacionit nga ekspertët më kompetentë të INFIGO-s, si dhe të prezantojë zgjidhjet big data që INFIGO ka zhvilluar me qëllim adresimin e nevojave dhe kërkesave të ndryshme të biznesit.

Gjatë eventit, ekspertët e kompanisë Infigo do të jenë të gatshëm për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe për të diskutuar çështje të lidhura me sigurinë e informacionit që mund ti interesojnë biznesit tuaj.

Audienca e synuar për këtë konferencë janë Profesionistë përgjegjës për infosec, IT dhe përputhshmërinë rregullative nga bankat tregtare dhe ajo qendrore, kompanitë e telefonisë celulare, kompanitë Financiare-Teknologjike, Ministritë, agjenci të tjera të rëndësishme qeveritare, kompani utilitare etj.

Programi i konferencës do të jetë si më poshtë:

08:30-09:00  Regjistrim/Kafe
09:00-09:20    Fjalimi i mirëseardhjes (Hrvoje Šegudović)
09:20-09:50 Rethinking Your Security Strategy (Saša Jušić)
09:50-10:20   Devil is in the Details (Bojan Ždrnja)
10:20-10-40    Efficient Monitoring of Money Laundering Activities (Sanja Zeljković)
10:40-11:10 Are We Able to Prevent Data Leakage (Saša Jušić)
11:10-11:30    Coffee Break
11:30-12:00 We don't #WannaCry (Bojan Ždrnja)
12:00-12:30    Customer Use Case (1):Fraud Prevention in the Financial Sector – ISPAL (Maks Leksani)
12:30-12:50 Customer Use Case (2): SIEM Implementation - RBAL (Oerd Cukalla)
12:50-14:00    DREKA

 

Delegatët janë të ftuar të ndjekin konferencën pa pagesë.

Numri i vendeve është i kufizuara dhe vetëm me anë të ftesave.