Choose Language:
Pratite nas:
back

Digital Guardian blen Armor5

Një nga sfidat më të mëdha për shitësit DLP është kontrolli mbi aksesin e informacioneve të ndjeshme nëpërmjet pajisjeve mobile dhe aksesin e informacioneve të ruajtura në cloud. Digital Guardian, si një mjet kryesor DLP në treg, ka njohur këtë problem dhe ka vendosur të përmirësojë zgjidhjet e saj nëpërmjet blerjes së kompanisë Armor5. Armor5 përdor një mënyrë unike për të kontrolluar aksesin e informacionit të korporatave përmes pajisjeve mobile, si dhe informacionin e biznesit ruajtur në cloud, e cila zgjeron e plotëson zgjidhjen e Digital Guardian në fushën e informacionit të biznesit.